Ish Presidenti Rexhep Meidani ka marrë dekoratën e Flamurit Kombëtar nga kreu i shtetit Ilir Meta duke e vlerësar për përgjegjësinë e tij si President, për referendumin për Kushtetutën në 1998, për ngritjen e institucioneve të pavarura, për mbështetjen për çështjen e Kosovës.
Ky dekorim vjen në 76-vjetorin e lindjes së profesor Meidanit.
