Pas normalizimit të situatës në Kakavijë, përmes një postimi ministri për Diasporën Pandeli Majko ka falenderuar autoritetet që menaxhuan emergjebcën humanitate dhe në veçanto Kryepeshkopin Janullatos që kontaktoi për ndërmjetësimin e krizës.
POSTIMI I MAJKOS
Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.
Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.
Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan.
