Aplikacioni i mesazheve të sigrata Telegram ka lançuar një version të telefonatave video one-on-one, si në aplikacionin Android dhe iOS bën të ditur vetë kompania, duke theksuar se viti 2020 “lindi nevojën e komunikimit ballë për ballë”.
Në një postim në blog që shënon dhe përvjetorin e shtatë të kompanisë, Telegram shpjegon dhe mënyrën e komunikimit “call video”: Prekni faqen e profilit të personit me të cilin dëshironi të lidheni. Përdoruesit mund të hapin apo jo videon në çdo kohë gjatë telefonatës pasi telefonatat video kanë dhe mënyrën me foto, kështu që përdoruesit mund të vazhdojnë të shohin të tjera gjëra në aplikacion nëse mërziten.
Video call do të jenë të kriptuara thotë Telegram, një nga karakteristikat e aplikacionit për thirrjet audio dhe tekstet.
