Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur flakë për flakë kreut të shtetit Ilir Meta, i cili tha se situata në Kakavijë është përgjegjësi e qeverisë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale Rama thotë se fajësimi i qeverisë është thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike.
POSTIMI I RAMES
Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi,thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike
