Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëmtimet nga tërmeti/ Kryebashkiaku i Shijakut, Arbana: Të nisim sa më parë themelet për ndërtimin e pallateve

10:25 / August 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elton arbana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shijaku është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Janë 850 familje që përfitojnë bonus qeraje e shumë të tjera që presin sa më parë të hyjnë në shtëpinë e tyre të re, apo të rikonstruktuar.
Ne kemi intervistuar kryetarin e Bashkisë, Elton Arbana për të mësuar më shumë rreth situatës së Rindërtimit.

Sa familje kanë përfituar nga këto grante?

Janë 1174 familje në banesa individuale dhe 339 familje në 27 banesa kolektive që kanë përfituar drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Shijak. Rikonstruksioni i 27 pallateve që ka nisur rreth një javë më parë dhe vazhdon paralelisht puna, po bëhet nga firma ndërtimi të përzgjedhura nga administratorët e këtyre pallateve.

Si ndjehen njerëzit në këtë realitet të ri që po kalon Shijaku?

Kam qenë në terren, kam takuar shumë familje. Shoh shpresë tek ata dhe me të drejtë, sepse të gjitha pritshmëritë e tyre janë konkrete. Më vjen mirë për këtë.

Po për skeptikët?

Mjafton të dalin të shikojnë se çfarë po bëhet në Shijak dhe Njësitë, sesi po punohet dhe puna flet më shumë se çdo fjalë e imja. Thjesht duhet të dimë të jemi mirënjohës.
Kur morët detyrën, a e kishit menduar se do përballeshit me sfida të tilla?

Kur mora në fillim detyrën time si kryetar i bashkisë së Shijakut i kisha idetë e qarta që do punoja shumë, do të jepja më të mirën time për t’i shërbyer qytetit dhe qytetarëve. Askush nuk i priste dy tërmetet. Isha përballë një sfide e cila mu kthye në forcë dhe pavarësisht se unë dhe stafi kemi kaluar momente tensioni dhe pune të gjatë përballë një përgjegjësie të tillë, ja dolëm.

Cili është prioriteti i momentit i Bashkisë sa i takon Rindërtimit?

Për mua çdo punë është sfidë. Sfida ime e rradhës është që të jemi bashkia e parë që të fillojmë hedhjen e themeleve për banesat kolektive.
Për të qenë i sinqertë na takon sepse jemi bashkia e parë që e kemi mbyllur fazën e demolimit dhe evadimit të mbetjeve për t’i hapur rrugë PDYV-së për të implementuar projektet e pallareve.

Meqë po përfundon dhe muaji gusht a keni në plan të bëni disa ditë pushime?

Meqënëse ky sezon veror Shijakun e gjeti me situatën e Rindërtimit nuk do shkëputem gjatë nga Shijaku, le të themi se do të kem pushime të reduktuara.
Shpresoj që duke punuar mesa mundemi, të jemi bashkia e parë në fillimin e rindërtimit të 30 pallateve të reja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.