Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

VIDEO- Sekuestrohen armë dhe kanabis në Lazarat, në pranga 54-vjeçari. I kishte fshehur në…

08:55 / August 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lazarat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Gjirokastrës bën të ditur se ka vënë në pranga një 54-vjeçar nga Lazarati pasi në shtëpinë e tij u gjetën në një ambient të përshtatur si bodrum, armë, kanabis dhe municione. Ndërkaq, edhe në oborrin e shtëpisë u gjetën të kultivuara disa bimë.

NJOFTIMI I PLOTE

Lazarat, Gjirokastër.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Sekuestrohen armë, municione dhe lëndë narkotike.

Vihet në pranga autori.

Strukturat e DVP Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen “Përroi Selime”, Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sopoti”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2835917546694598/

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.