Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama homazh për firmëtarin e pavarësisë: Nuk zgjodhi rehatinë e kolltukut, por…

10:48 / August 20, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandeli cale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mesa duket kryeministri Edi Rama ka nisur ta bëjë një rubrikë në vetvete në profilin e tij në rrjetet sociale homazhet për personazhe të njohur shqiptarë të jetës politike, artit etj.

Së fundmi ai ka shkruar një homazh për Pandeli Calen, firmëtarin e pavarësisë duke publikuar një foto të rrallë të tij e duke u shprehur se në vend të rehatllikut es librave ai zgjodhi të sprovohej në shërbim të vëllezërve shqiptarë.

HOMAZH

PANDELI CALE, firmëtar i Pavarësisë, ndërroi jetë në një spital të Selanikut më 1923, në muajin më të nxehtë të atij viti. E nxehtë pati qenë mikroklima e gjithë jetës së tij, e cila mes furtunave dhe rrebesheve të historisë shqiptare, u dallua për nga shqiptaria, oborrësia dhe burrëria.

I kish marrë që në familje këto virtute zoti Pandeli, në një shtëpi shumë të vjetër e nga më të dëgjuarat e Korçës. I kish sprovuar më pas, përmes shkollimit të spikatur në Misir e falë udhëtimeve ndriçuese nëpër siujdhesat e botës mesdhetare. Ishte i kalitur në gjuhë të huaja e i stolisur me çka i duhej një zotërie për të shkëlqyer në kryeqytetet e Orientit e të Oksidentit.

Kjo fotografi e papublikuar më parë e dëshmon këtë bukur mirë më duket.

Megjithatë, në vend të rehatllëkut mes librave e pasurive, Pandeli Cale, që do të kishte jetuar fare pa kokëçarje falë çifligjeve të trashëguara, zgjodhi të regjej e të sprovohej në shërbim të vëllezërve të tij shqiptarë.

I ri ndërroi jetë, por edhe fare më i ri ndërroi frakun allafrënga me fustanellën dhe gunën e komitit.

Me nj’anë shkrepte martinën në male me Mihal Gramenon e Themistokli Germenjin, Llambi Bimblin, Sali Butkën e Ferit Frashërin, m’anën tjetër mprehte në kallamar penën, me të cilën u hartuan memorandumet e krerëve shqiptarë për t’ia dalë ëndrrës së mëmëdheut të mosvarur.

Bukureshti e Korça bashkë e dërguan delegat në Kongresin e Vlorës të 28 Nëntorit 1912, për të firmosur Pavarësinë. Myslimanë e të krishterë, gegë e toskë i dhanë pëlqimin si ministër, në të parën qeveri të mosvarme shqiptare. I mprehtë në mendime, njerëzor, por kryelartë që nuk e negocionte lartësinë e zotnillëkut të vet, thonë se bëri plot miq po jo pak armiq, e kësisoj provoi edhe kolltukun e zyrës ministrore edhe akullsinë e qelisë së burgut.

Parlamentar në kuptimin më të lartë të fjalës dhe mundimtar në kuptimin më të plotë të patriotit, ai e përfaqësoi Korçën dhe Shqipërinë si politikan i shquar dhe njeri i përkushtuar. Vlera e tij doli e plotë në pah gjatë viteve sfilitëse të Luftës së përbotshme dhe Konferencës së Paqes, e sidomos, kur bashkë me Fan Nolin, Hilë Mosin, Dr. Adamidi-Frashërin, ia dolën të anëtarësojnë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në dhjetor 1920.

Pasi vdiq në dhe të huaj nga një sëmundje e pashërueshme, të gjithë shqiptarët, e jo vetëm ata të Korçës, e deshën pranë. Ia sollën eshtrat e ia ormisën pak kohë pasi ndërroi jetë, në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes.

Dedikimi i përmortshëm që Hilë Mosi mbajti me solemnitet të madh në momentin e lamtumirës për këtë personalitet, e dalloi më së miri vendin që i kish bërë vetes, në zemrën dhe kujtesën e mbarë patriotëve, i ndjeri Pandeli Cale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.