Arrest me burg ka dhënë gjykata për Stjuart Smakaj, autorin e vrasjes së Gledis Krajës mbrëmjen e të hënës.
Smakaj kishte si qëllim të qëllonte Denis Halilin, me të cilin pati një konflikt po gabimisht qëlloi shokun e tij.
Ai është shfaqur i penduar në seancë dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që nuk ishte asnjë nga familjarët e tij.
