Indrit Bajraktari u vu në pranga nga policia për vdekjen e 17-vjeçares Enisa Doda, e cila u gjet e pajetë 700-800 metra nga bregu i detit në Velipojë.
Të dy kishin dalë për xhiro me motor uji, një shëtitje që rezultoi fatale për të renë. Nga autopsia është konstatuar se nuk ka shenja dhune në trup por vetëm disa të nxirra nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.
Ndaj të riut rëndojnë akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes, pengim të procedurave hetimore, moskallëzim krimi. Ai nuk i dha ndihmën e parë vajzës në vendngjarje.
