Nipi i familjes Doda ka dhënë një tjetër version për ngjarjen tragjike në Velipojë ku humbi jetën një 17-vjeçare.
Ai ka thënë se vajza ka shkuar me skaf bashkë me vajza të tjera dhe se nuk kishte jelek shpëtimi dhe nuk dinte not. Sipas nipit të familjes, 25-vjeçari që është në pranga ishte në drejtimin e skafit dhe ai ngre dyshime se një manovër e tij e gabuar ka hedhur vajzën në det, e cila nuk kishte as jelek shpëtimi e nuk dinte not, për pasojë është mbytur.
Kjo familje përbëhet nga shtatë anëtar, dy motrat e tjera të vajzës jetojnë në Angli.
