Disa muaj më parë Arbana Osmani zbuloi për të gjithë se është në pritje të ëmbël. Megjithatë, ajo vijoi normalisht punën e saj duke mos munguar në ekran.
Tashmë që po i afrohemi shtatorit ndjekësit e saj kanë një pyetje.
Çfarë do të ndodhë me “Dua të të bëj të lumtur”? A do t’i anulojë bebushi planet për rikthimin e Arbanës në ekran? Moderatorja nuk ka pritur më gjatë për të dhënë një përgjigje. “‘Dua të të bëj të lumtur’ (për të cilin gjithashtu më keni çmendur) rikthehet sërish në Top Channel në janar, ndërsa historitë tuaja do të fillojmë t’i presim nga shtatori”, ka shkruar Arbana, duke bërë kështu me dije emisioni do të vijojë si normalisht.

