Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“ROADPOL”, në vetëm dy ditë kontrolle rrugore ky është shqetësimi i policisë

14:37 / August 20, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia rrugore me radar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parakalimet e gabuara e të rrezishme për tu përfshirë në aksidente rrugore zënë vendin e parë në shifrat e publikuara nga policia në sajë të operacionit të koduar “RADPOL GUSHT 2020”.

Në vetëm 48 orë janë konstatuar 1129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe të rrezikshme për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.

Ndërkaq, shqetësuese janë dhe shifrat e tjera, si garat e shpejtësisë, drejtimi në gjendje të dehur apo dhe minoren në timonë.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Shtetit

Vijon Plani-Operacional “ROADPOL GUSHT 2020”, i fokusuar kryesisht në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit kryesisht të parakalimeve të gabuara, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur si dhe për shpejtësinë mbi normat e lejuara.

Gjatë 48 orëve të fundit janë angazhuar 390 punonjës të Policisë Rrugore, katër dronë, 6 radarë dhe 28 patrulla me punonjës policie civilë per monitorimin e qarkullimit në të gjithë vendin për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit me dronë nga njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe dhe nga patrullat me punonjës civilë, gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar:

1129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe të rrezikshme për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin gjatë 48 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 137 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara duke ju pezulluar lejet e drejtimit.

19 drejtues mjetesh për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë dhe parakalime të gabuara me fushë pamje të kufizuar.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara me dragera janë arrestuar 9 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 49 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për shkak të moshës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi 11 adoleshentë (të moshës 17-18 vjeç).

Po gjatë ketij operacioni, 48 orët e fundit janë vendosur 412 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

201 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

73 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

1987 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Plani operacional vijon, ndërkohë Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e profesional.

KujdesiTeRuanTyDheTeTjeret

PoliciaAleatiYtPerSiguri

BashkepunoEdheTi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.