Një ngjarje e rëndë është shënuar para disa ditësh në qytetin e Kavajës. Një i moshuar ka ndërruar jetë nga koronavirusi ndërsa sipas një të afërmi kishte njoftuar për ndihmë ambulancën e cila nuk kishte shkuar.
Ngjarja e rëndë denoncohet nga ky person i cili tregon se në momentin kur i moshuari kishte kontaktuar urgjencën e spitalit të Kavajës, si përgjigje kishte marrë se nuk mund të vijë pasi mjekët nuk kanë veshjet e duhura që përdoren për sëmundje infektive.
Viktima quhet Muharrem Camema dhe rasti ishte referuar edhe në polici por s’është ndërmarrë asnjë veprim edhe pse gjithçka është lehtësisht e verifikueshme përmes tabulateve telefonike.
Lidhur me ngjarjen i afërmi i viktimës dënon drejtuesit e spitalit të Kavajës që duhet të mbajnë përgjegjësi për rastin konktret.
Pasi sipas këtij qytetari, drejtori është një ish-futbollist e s’ka lidhje fare me spitalin nëndrejtori është një kontrabandist ndërkombetar ilaçesh dhe shefi i urgjencës një super i papërgjegjshëm që nuk përdor asnje masë ndaj covid 19 dhe që e ka shndërruar urgjencën në pronë private.
Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:
Psh JOQ doja te denoncoja nje ngjarje te rende qe ka ndodhur para kater ditesh ne qytetin e kavajes por qe ka kaluar ne heshtje. Nje i moshuar ka nderruar jete si pasoje e covid 19 dhe para ka njoftuar 127 dhe e ka pritur per me shume se nje ore dhe ndihma nuk i ka ardhur sepse urgjenca e kavajes nuk ka patur ne dispozicion veshjet e duhura qe perdoren ne te tilla raste dhe per pasoje i semuri ka nderruar jete i ndjeri quhet Muharrem camema .Rasti eshte referuar dhe ne polici dhe ne ministri esht lehtesisht i verifikueshem edhe nga tabulatet telefonike nese prokuroria don te beje punen e saj mund ta gjej. Asnje nga drejtuesit e ketij institucioni nuk mban pergjegjesi per kete rast duke filluar nga shefi urgjences qe nuk ka furnizuar urgjencen me pajisjet e duhura per te tilla raste e deri te nendrejtori dhe drejtori i spitalit qe se can koken fare se eshte me pushime. Asnje mase nuk eshte marre nga ministria per kta drejtues te papergjegjshem qe nuk furnizojne spitalin me gjerat e domosdoshme e qe e kan shkaterru fare spitalin e kavajes qe nuk gjen asnje lloj sherbimi edhe sa te tjere duhet te vdesin qe kta drejtues te papergjegjshem te mbajne pergjegjesi per keqmenaxhimin e punes se tyre. Me keta drejtues do e luftoje qeveria covid 19. Drejtori esht nje ish futbollist e ska lidhje fare me spitalin nendrejtori esht nje kontrabandist nderkombetar ilacesh qe quhet Agron beu dhe e njeh gjith kavaja per pislleqet e tija dhe shefi i urgjences nje super i papergjegjshem qe nuk perdor asnje mase ndaj covi19 dhe qe e ka shnderru urgjencen ne prone private dhe e perdor simas qejfit duke cuar receta cdo dit te farmacia gon beut dhe quhet Med kacbufi. Kaq kisha uroj qe institucionet perkatese te vihen ne livizje dhe ta hetojne ket rast. Pushime te mbara drejtorit Perparim daiut dhe ki minimumin e ndergjegjes jep dorheqjen Publikoje JOQ qe ta marin vesh te gjith se cfar drejtuesish kemi neper institucione un qe po te shkruaj jam nje i aferm i viktimes.
