Gjashtë të plagosura është bilanci i një aksidenti të ndodhur pak pas mesnate në Derven të Krujës. Një mjet tip Audi, është përplasur me dy të tjerë e për pasojë janë dërguar në spital të plagosurat, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTE
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe, të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
