Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mos bëni skaner për COVID-19”, reagon sërish Skënder Brataj: Kolegëve që u revoltuan shumë…

12:03 / August 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BRATAJ 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë kreu i Urgjencës Skënder Brataj bëri thirrje që të mos bëhej shpesh skaneri për COVID-19 pasi rriste rrezikun e shfaqjes së leuccemisë.

Kjo shkaktoi mjaft debate në publik dhe Brataj është detyruar të bëj një sqarim rreth kësaj.

REAGIMI I BRATAJT
RREZIKU I SHFAQJES SË TUMOREVE NGA RREZATIMET RADIOLOGJIKE!
Para tre ditësh në një intervistë te News 24 do të këshilloja të bëhej kujdes me përshkrimin e CT-skaner të përsëritur për Covid-19, sepse ka doza të larta rrezatimi dhe mund të shkaktoj tumore(kancer) të ndryshme, midis të cilave edhe Leuçemitë. Pati reagime dhe interpretime si nga koleg dhe komentues të gabuara, prandaj për këtë arsye kam përgatitur këtë material që mendoj se do tu shërbej si kujtes kolegëve që u revoltuan shumë, por sidomos dua të informoj qytetarët.
Falenderoj grupin e Mjekëve Shqiptar në luftën kundër Covid-19, për seriozitetin e treguar ndaj këtij argumenti mjeksor të diskutuar dje në këtë grup .
Falenderoj Dr. Maksim Çela për përshkrimin me detaje të efektetve radiologjike që ka bërë dje në statusin tim.
Falenderoj Dr. Arsen Dalipi (Torino) që më sinjalizoi dhe dërgoi këtë material të Zyrës federale të Zvicrës mbi rrezatimet të cilin e përktheva.
UFSP Ufficio federale della sanità pubblica
Zyra Federale e Shëndetit Publik Zvicër.
Dozat e rrezatimit(radiacionit) në fushën mjekësore
Përdorimi i rrezatimit me rreze X në radiologji ose radiofarmaceutikë në mjekësinë bërthamore përfshin një ngarkesë rrezatimi për pacientin. Përqëndrimi i dozës së rrezatimit për përdorim mjekësor mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të sasisë së marrjes.
Radiologjia diagnostikuese
Doza e rrezatimit(radiacionit) të një ekzaminimi radiologjik me rreze X varet nga shumë faktorë. Ajo është në përpjesëtim me kohëzgjatjen e ekzaminimit, dimensionet e trupit, ndjeshmërinë radiologjike të organeve të ekzaminuara, si dhe depërtimin e rrezeve. Radiografitë e një dhëmbi ose të duarve dhe këmbëve, kanë dozat më të ulta të rrezatimit, ndërsa rrezatimet më të mëdha merren në operacione komplekse dhe të zgjatura të zemrës.
Rrezatimi në mjekësin bërthamore
Doza e rrezatimit(radiacionit) gjatë një ekzaminimi në mjekësinë bërthamore, varet nga sasia e aplikuar, e nevojshme për të marrë informacion cilësor të mjaftueshëm diagnostik. Sidoqoftë, përcaktohet edhe nga lloji i radiofarmaceutikës, në mënyrë të veçantë nga përgjysmimi dhe lloji i rrezatimit të radionuklidit të përdorur, si dhe nga shpërndarja dhe koha e qëndrimit në trup (përgjysmimi biologjik). Ngarkesa e rrezatimit varet nga pesha e pacientit dhe teknologjia e detektorëve dhe instrumenteve matëse të përdorura.
Në flten e përshkrimit të radiofarmaco të aprovuar sipas ligjit, është e treguar doza e rrezatimit për secilin aplikim. Ekzaminimet e mjekësisë bërthamore, janë të ngjashme me ato radiologjike (rrezet X dhe CT-Skaner).
Dozat e rrezatimit(radiacionit) të disa ekzaminimeve radiologjike dhe diagnostike në mjekësinë bërthamore, tregohen në tabelën e mëposhtme:
Njësia matëse e përdorur është milisievert (mSv). Për të kuptuar më mirë, dozat e rrezatimit(radiacionit) ato krahasohen me dozën e rrezatimit(radiacionit) të një radiografie të mushkërive. Radiografia(Rx) e mushkrive është ekzaminimi radiologjik i kryer më shpesh në mjekësi dhe doza e tij e rrezatimit është shumë e ulët. Ajo është e barabartë me atë të akumuluar gjatë një fluturimi me avion në distanca të gjata.
Siç lehtësisht shikohet në tabelën bashkëngjitur me ngjyrë të kuqe një CT-Skaner e mushkërive është njësoj sikur të bësh një radiografi të mushkërive çdo ditë gjatë gjithë vitit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.