Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pronari i hotelit “Tropikal” poshtë të cilit vdiqën dy vëllezërit kosovarë lihet i lirë nga gjykata, shkak gjendja shëndetësore

15:07 / August 21, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tropikal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avdulla Osmani, biznesmeni dhe pronari i hotel “Tropikal”, që u shemb nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit të vitit të shkuar, poshtë të cilit vdiqën dy vëllezërit kosovarë Shemsedin Abazi dhe Isan Abazi, është lënë nën masën “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata ka ndryshuar masën nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitjeje”, për Osmanin.

Avokatët e Osmanit depozituan një kërkesë në gjykatën e Durrësit me argumentin se biznesmeni duhej të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Për këtë arsye, Gjykata ka pranuar dhe e ka zbutur sërish masën.

Biznesmeni Avdullah Osmani u vu në pranga në dhjetor të vitit 2019. Poshtë hotelit të tij ndërruan jetë dy vëllezërit kosovarë, por edhe vetë Osmani bashkë me të shoqen mbetën të plagosur. Ata u shtruan në spital, dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nga “arrest me burg”, Gjykata i la nën masën “arrest shtëpie”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestimi i Ergys Agasit, SPAK njoftim zyrtar: Po shoqërohej nga një ish-polic, ja për çfarë akuzohet

08:26 / August 27, 2026

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.