Zv/ Presidenti i Komisionit Europian, Joseph Borrell ka telefonuar ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me situatën në Bjellorusi. Borrell ka mbështetur propozimin e Ramës për dialog teksa ka theksuar se duhet zgjidhje paqësore.
Në fakt Rusia është dakord që OSBE të ndërmjetësojë dialogun në Bjellorusi, teksa është Presidenti Lukashenko i cili ngurron.
Për këtë ka dhënë garanci Borrell, i cili qartësoi Lavrovin se nuk do të cënohet soveraniteti dhe pavarësia e Bjellorusisë, por zgjidhja do u lihet vetë bjellorusëve. BE kërkon vetëm zgjidhje paqësore.
Kohët e fundit, pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi opozita doli në protestë pasi Lukashenko shpalli fitoren me 80% të votave. BE nuk njohu zgjedhjet teksa opozita bjelloruse pretendon se rezultati u manipulua.
Por tashmë e mundshme mbetet një vizitë e Ramës në Bjellorusi si kryetar i OSBE, edhe pse ‘ok’ duhet ta japë Lukashenko. SHBA dhe BE kanë dhënë mesazhe të qarta mbështetëse ndaj propozimit të Ramës, teksa dhe Rusia nuk është shprehur kundër. Por kjo e fundit ka dhënë kushtin që ndërkombëtarët mos përfshihen në vendimet e vetë Bjellorusisë. Por në ish vendin e Bashkimit Sovjetik situata është e tensionuar, me një popull në rrugë, një qeveri e Lukashenkos e cila urdhëron dhunë dhe arrestime ndaj protestuesve, disa prej të cilëve edhe kanë vdekur, dhe një opozitë që nuk pranon në asnjë mënyrë rezultatin e zgjedhjeve dhe lidershiqin aktual.
