Shumë figura politike në vend i kanë uruar Talat Xhaferit suksese në rizgjedhjen për herë të dytë në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhwniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një statusi në rrjetin social facebook e ka uruar Xhaferin për rizgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
“Një shqiptar i mirë, një politikan i sprovuar që i bën nder atij institucioni të lartë përfaqësimi.” -shkruan ndër të tjera Spiropali në postimin e saj.
STATUSI I PLOTË
Urime Z.Talat Xhaferi për rizgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Një shqiptar i mirë, një politikan i sprovuar që i bën nder atij institucioni të lartë përfaqësimi.Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Qytetarëve të thjeshtë, por edhe elitës politike, që po dëshmojnë, gjithnjë e më bindshëm, se janë faktor i pamohueshëm shtet-formues dhe emancipues.
https://www.facebook.com/espiropali/photos/a.10153918823487926/10160068476292926/?type=3&theater
Xhaferi u zgjodh si kryeparlamentar me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër.
