Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studimi i OBSH: Shqipëria nuk ka aktivizuar shërbime mjekësore për adoleshentët

08:36 / August 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
te rinjte 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga shumë vende me nivel të njëjtë të zhvillimit ekonomik, Shqipëria ende nuk i ka zhvilluar shërbimet mjekësore për adoleshentët. Organizata Botërore e Shëndetësisë, vuri në dukje se Fondi për Popullsinë në Kombet e Bashkuara ndihmoi Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2015 për të vendosur standarde për shërbime shëndetësore ndaj të rinjve, të cilat u miratuan, por nuk u zbatuan.

Shqipëria vendosi të integrojë shërbimet mjekësore ndaj të rinjve në paketën themelore të shërbimeve në kujdesin parësor, i cili përcakton se të gjithë mjekët e familjes do të asistonin edhe adoleshentët. Standardet ndërkombëtare të ofrimit të shërbimeve kërkojnë nga vendet të sigurojnë konfidencialitet dhe ambiente të posaçme të veçanta për të rinjtë gjatë trajtimeve mjekësore.

Krijimi i këtyre kushteve është një shqetësim i veçantë në zonat rurale, ku aftësia për të ruajtur konfidencialitetin është e kufizuar. Qasja në shërbime për të rinjtë me aftësi të kufizuara është gjithashtu një çështje e rëndësishme, pasi aksesi i tyre në shërbimet shëndetësore është i dobët.

Disa trajnime po bëhen për përshkrimet e punës së mjekëve të familjes për t’i bërë ata më të përgjegjshëm për shërbimet ndaj të rinjve. Fondi i Popullsisë në OKB ka zhvilluar udhëzime për të rinjtë me aftësi të kufizuara në një nivel më të lartë sidomos në protokolle dhe udhëzime të plota për shëndetin seksual dhe atë riprodhues.

Që nga viti 2010, Shqipëria ka qenë plotësisht e pavarur nga mbështetja e jashtme e donatorëve për kontraceptivët, duke i siguruar ato 100% me fonde të brendshme. Kontraceptivët janë në dispozicion falas për ata të moshës nën 18 vjeç, ndërsa për studentët e moshës 18-25 vjeç, një listë e përcaktuar e kontraceptivëve ofrohet falas nga Ministria përmes qendrave të kujdesit shëndetësor parësor dhe shërbimeve ambulatore në spitale dhe maternitetet. Anketa e Shëndetit 2017-2018, raportoi se përqindja e grave të moshës 15–19 vjeç që kanë filluar lindjen e fëmijëve, ishte rritur në 3.5% nga 2.8% në 2008-2009. Përqindja e grave të reja që kanë filluar lindjen e fëmijëve rritet me moshën, nga pothuajse 1% në mesin e gra të moshës 15 deri në 7% midis grave të moshës 19 vjeç.

Përqindja e grave të reja që fillon lindjen e fëmijëve është pak më e lartë në zonat rurale, rreth 5%, krahasuar me 3% në zonat urbane. Adoleshentët që kanë lindur fëmijë në 90% të totalit janë me arsim fillor dhe vetëm 1% tek adoleshentët me arsim të mesëm./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.