Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha kopjon suksesin e KOP-it në Durrës, baza propozon tre emrat e njohur nga bota akademike dhe biznesi

18:49 / August 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Selia e PD 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Suksesi i arritur në zgjedhjet e 2005-s përmes hapjes së PD dhe promovimit të prurjeve të reja veçanërisht nga bota akademike, po ndiqet sërish nga demokratët. Në zbatim të udhëzimit të kreut demokrat Lulzim Basha, Partia Demokratike ka filluar procesin e përzgjedhjeve të kandidaturave për deputet të saj duke e filluar atë nga baza.

Burime nga PD dhe komisioni i vlerësimit të figurave bëjnë me dije se në Durrës krahas emrave të njohur edhe më parë, janë edhe disa emra të rinj që vijnë nga jeta akademike dhe nga baza e PD. Më konkretisht mësohet se një prej emrave që ka siguruar mbështetjen e bazës është ai i Arian Dedej, i diplomuar në Itali për Shkenca Politike, ndërsa aktualisht është pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Dedej ka qenë Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike për degën Durrës gjatë periudhës 2013-2016. Në 2015-n, gjatë zgjedhjeve lokale ishte ndër të paktët që arriti të mposhte kundërshtarët në disfatën e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Një tjetër emër është dhe ai i Merita Dakovellit, e diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë. Aktualisht Dakovelli ushtron profesionin e avokates. Në 2015 ka qenë anëtare e KZAZ si dhe ka drejtuar Departamentin e Administratës Publike. Nga viti 2019 drejton Departamentin e Administratës Publike dhe Antikorrupsionit si dhe është Koordinatore për riorganizimin e Lidhjes Demokratike të Gruas dega Durrës ku është dhe një nga figurat më të propozuara për këtë pozicion.

Emri i tretë që ka dalë është ai i Sami Osmanit. Ky i fundit ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, dega ekonomik. Aktualisht punon si menaxher në një nga kompanitë e hidrokarbureve në Shqipëri.
Osmani vjen nga rradhët e Forumit Rinor, strukturë të ciolën edhe e ka drejtuar në të kaluarën. Aktualisht është Kryetar i grupseksionit në zonën e Kënetës, duke e marrë drejtimin e saj sapo PD doli në opozitë.

Durrësi shihet edhe si barometër për rezultatet zgjedhore në Shqipëri, për shkak të numrit të madh të votuesve gri, vota e të cilëve është përcaktuese.

Basha kop
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.