Sot në 21:00, PSG kërkon historinë, Bayern për të treguar se ua ka marrë dorën të tillë trofeve. Deri më tani, bavarezët kanë qenë një makineri, duke shënuar 42 gola. Gjithsesi PSG do të merret seriozisht, pasi ka një sulm të frikshëm me emra si Neymar, Mbappe dhe Di Maria…
Francezët nga ana tjetër duan të shkruajnë historinë dhe të fitojnë për herë të parë trofeun e Champions League. Marseille deri më tani e mban flamurin lart nga klubet e Ligue 1. Trajnerët Thomas Tushel dhe Hans Flik kanë menduar edhe për formacionet dhe ka dilema. Te PSG Kejlor Navas edhe mund të rikuperohet, por gjithsesi gati është edhe Riko. Sonte mund të ketë edhe një vend për italianin Verrati.
Te Bayern Munich gjithashtu ka dilema. Boateng ka pasur nëj shqetësim një ditë më parë dhe do të vendoset në minutat e fundit. Niklas Sule është gati. Një tjetër pikëpyetje është nëse Kimish do të luajë në mesfushë për t’i hapur një vend Pavard në mbrojtje, me Thiago që do të përfundonte në stol.
Ja rreshtimet që dy skuadrat pritet të dalin sot në fushën e blertë…
PSG: Riko; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos, Herrera; Di Maria, Neymar, Mbappe. Trajner: T.Tuchel.
Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Thiago; Perisic, Muller, Gnabry, Levandovski. Trajner: H.Flik.
