Prej disa ditësh një sanitare në pediatrinë e Korçës është konfirmuar për Covid-19.
Burimet thonë se është karantinuar një pjesë e stafit mjekësor në pediatrinë e Korçës.Sanitarja që rezultoi pozitiv me koronavirus dhe ndodhet e intubuar në spitalin infektiv në Tiranë.Po të njëjtat burime thonë se janë karantinuar edhe infermierë në urgjencën e spitalit të Korçës pasi kanë shfaqur shenja të covid-19.
Sanitarja dyshohet të jetë infektuar nga bashkëshorti i cili punonte mekanik në një fasoneri.
