Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mavraj largohet nga kombëtarja, Duka: Jam krenar për djem si Mërgimi, por…

18:55 / August 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1598199463 mavraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbollisti Mërgim Mavraj ka vendosur që të largohet nga kombëtarja shqiptare, pas 8 viteve si qendërmbrojtës.

Në lidhje me largimin e tij, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili shprehet i prekur për vendimin e Mavraj, pasi është një lojtar që ka dhënë shumë për skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë, por çdo gjë e ka një fund.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka i ka uruar futbollistit Mavraj shumë suksese duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar. Ai është shprehur krenar për Mërgim Mavraj, pasi kombëtaren e ka konsideruar si gjënë më të shenjtë.

“Sot u njoha me vendimin e Mërgim Mavraj për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare. Lajme të tilla janë gjithmonë prekëse, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë të cilët kanë dhënë shumë për skuadrën tonë përfaqësuese.

Gjithmonë me këmbë në tokë, i gatshëm të sakrifikojë për të mirën e skuadrës dhe një lider plot edukatë, kështu e risjell gjithmonë ne mendje Mërgimin që nga viti 2012, kur nisi rrugëtimin e tij kuqezi. Këto tetë vite u kulmuan me kualifikimin në #EURO2016, arritje me të cilën ai e ka vendosur emrin në faqet më të arta të historisë së futbollit shqiptar.

Jam krenar për djem si Mërgimi, të cilët kombëtaren e kanë konsideruar si gjënë më të shenjtë. Siç u shpreh edhe ai sot, çdo gjë e ka një fund dhe vitet mbi supe kanë peshën e tyre.

Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e tij për Kombëtaren kuqezi, dua t’i uroj shumë suksese Mërgimit në të ardhmen dhe sa më shumë mbarësi”, shkruan Duka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ 24 vatra të raportuara, 4 mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes jep detajet

09:44 / August 27, 2026

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Klos/ Vetëm një familje e ardhur nga Maqedonia e Veriut kundër reformës në Njësinë Administrative Suç

09:21 / August 27, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, SPAK njoftim zyrtar: Po shoqërohej nga një ish-polic, ja për çfarë akuzohet

08:26 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.