Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ngjarje makabre/ Prindërit rrahin dhe i rruajnë kokën 17-vjeçares sepse u dashurua me një të krishterë, prokurorja tregon detajet rrëqethëse

19:25 / August 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f429adbd96ab
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 17-vjeçare, u dhunua nga familja e saj muslimane, të cilët i rruajtën edhe kokën, vetëm për faktin se u dashurua me një djalë të krishterë, 20 vjeç nga Serbia.

Bonshnjakja u dhunua të hënën, në Besancon, qytet në të cilin jeton prej vitesh me familjen e saj. Prindërit, halla dhe xhaxhai, pas dhunës, morën briskën dhe i qethën flokët, duke e lënë me shenja të prera në kokë dhe me një brnjë të thyer.

Prokurorët janë shprehur se familja e vajzës do të përballet në gjyq me akuzën e dhunës ndaj një të mituri, për rruajtjen e kokës. Ministri i Brendshëm Francez, Gerald Darmanin tha në Twitter: “Rruhet dhe rrihet sepse ajo ‘e donte një të krishterë’. I tronditur thellësisht nga ky akt torturash ndaj kësaj vajze 17-vjeçare. Ky barbaritet kërkon dënimin më të rëndë.”

Adoleshentja ishte njohur pak muaj më parë me 20-vjeçarin serb. Të dy familje njihnin njëri-tjetrin dhe e dinin oër marrëdhënien e të rinjve, por kur u diskutua fjala ‘martesë’, prindërit dhe të afërmit e vajzës, reaguan ashpër.

“Të dy familjet e njihnin njëri-tjetrin dhe [marrëdhënia e tyre] nuk ishte problem. Por kur filluan të flasin për martesë, prindërit e vajzës i thanë asaj” ne jemi muslimanë, nuk mund të martohesh me një të krishterë,”– tregon zv/prokurorja Margaret Parietti.

Prindërit e vajzës, halla dhe xhaxhai, me origjinë boshnjake-muslimane, u arrestuan nga policia dhe u lanë të lirë nën hetim. Atyre u ndalohet të kontaktojnë vajzën, e cila ka urdhër mbrojtjeje.

Prokurorët, të cilët kanë shqyrtuar edhe dosjen, kanë treguar edhe detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Familja i hoqi telefonin fillimisht dhe e ndaloi atë të kontaktonte të dashurin e saj. Katër ditë më vonë, ai shkoi në shtëpinë e familjes së vajzës, bashkë me prindërit.

Prokurori tha:

“Goditja e parë erdhi nga nëna. Pastaj erdhi një shpërthim dhune. E dërguan në një dhomë dhe e rrahën të gjithë bashkë,”- tregohet më tej nga zv/prokurorja.

I dashuri e raportoi çështjen në polici, ndërsa prindërit e tij nuk ndërhynë.

“E gjetëm në një cep, po fshihej. Ajo ka dhimbje kudo, sidomos në vesh,”– shton në fund zonja Parietti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.