Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejtoresha e Arsimit Zamira Gjini: Do ketë mësime online dhe turne, shumë orë do jenë 30 minutëshe. Nga 1 shtatori gjithçka është në dorë të shkollave

17:15 / August 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zamira gjini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Zamira Gjini e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka bërë me dije se shkollat do të organizojnë vetë mësimin sipas kushteve që kanë bazuar tek udhëzuesi i hartuar nga MSH. Gjini thotë se drejtorët e shkollave tashmë kanë në dorë se si do të organizohet mësimi, ndarja e klasëve dhe orëve.

Ajo siguroi se në pjesën më të madhe të qyteteve orët do të jenë nga 30 minuta, kurse në pjesën tjetër do të jenë të plota dhe mësimi do të zhvillohet rregullisht. Më tej Gjini theksoi se nga 1 shtatori janë shkollat ato që duhet të informojnë prindërit mbi pikat e udhëzuesit pasi përgjegjësitë tashmë janë të ndara.

“Ne kemi disa javë që ndjekim hap pas hapi situatën me përhapjen e COVID-19. Duke parë dhe vendet e tjera se çfarë planesh kanë marrë. Ky do jetë një vit shkollor ndryshe nga vendet e tjera. Do jenë të angazhuara të gjitha strukturat. Nëse nxënësit do të kthehen në shkollë, do të jenë të sigurt. Ndaj na është dashur që të ndërtojmë disa skenarë. Dezinfektimin e duarve, mjediseve, është protokoll i detajuar që tregon saktë dhe qartë për çdo aktor përgjegjës në institucionet e arsimit. Se çfarë duhet bërë për një ditë të sigurtë.

Drejtoritë e shkollave, kanë bërë një draft plan të ndarjes së klasave, dhe orëve mësimore, për të gjitha lëndët dhe klasat që kanë në dispozicion, që të jenë të realizueshme masat. Sigurisht është, janë shumë masa dhe veprime që kryhen nga shkollat, mësuesit dhe drejtorët, por edhe përgjegjësi nga prindërit. Nga shtatori shkollat informojnë prindërit. Çfarë masa duhet të marrin prindërit, për të siguruar një vijimësi të mësimit. Prindërit duhet të jenë në komunikim nga 1 shtatori. Në kuadër të këtij protokolli, për disa shkolla duhet riorganizim i klasave dhe orëve mësimore. Është konsultuar dhe me aktorë të tjerë. Që do të jetë në draftin që po diskutojmë ne. në këtë program që kemi hartuar, i është lënë drejtorëve lirshmëri të vendosin si do të bëhet mësimi. Sepse ka shkolla me klasa të mëdha, ka me klasa të vogla. Në qytetet e mëdha do të ketë turne, dhe nënturne. Mund të ketë edhe orë mësimore online. Por që do të ketë kontaktim, nxënësi do të shkojë në shkollë. Për ndonjë lëndë apo modul mund të ketë mësim online,”– tha Gjini.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ 24 vatra të raportuara, 4 mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes jep detajet

09:44 / August 27, 2026

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Klos/ Vetëm një familje e ardhur nga Maqedonia e Veriut kundër reformës në Njësinë Administrative Suç

09:21 / August 27, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, SPAK njoftim zyrtar: Po shoqërohej nga një ish-polic, ja për çfarë akuzohet

08:26 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.