Forca ushtarake nga Shqipëria po marrin pjesë në stërvitjen “Saber Junction 20” në qendrat stërvitore të ushtrisë amerikane në Grafenwoehr dhe Hohenfels në Gjermani.
Më shumë se 4000 pjesëmarrës nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate partnere vazhdojnë të marrin pjesë në këtë stërvitje përfshirë Gjeorgjinë, Letoninë, Lituaninë, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Ukrainën.
Stërvitja e nisur më 3 gusht, pritet të përfundojë më 27 gusht.




