Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, vazhdon pushimet e saj në jug të Shqipërisë, duke mos nguruar që të publikojë në rrjete sociale momente nga turi që ka ndërmarrë prej ditësh në vendin tonë.
Së fundi Kim ka ndaluar në Dhërmi, për të provuar kafen dhe rakinë tonë, ndërkohë që shijonte pamjen mbresëlënëse.
Ambasadorja ka postuar një foto me tri gra të zonës, të cilat duken serioze në foto, por Kim thotë se pas “kuintave” ato ishin shumë gallatë dhe mikpritëse.
“Shëtitje muzgu në Dhërmi. Mësova se si qyteti po restaurohet. Ndalova për raki dhe kafe duke admiruar pamjen. Zonjat që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ato ishin shumë gallatë. Më nxorën gliko dhe liker dhe më treguar histori të bukura. Një zonjë madje më tregoi shtëpinë e saj dhe mi mbushi duart me fiq të thatë. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen tuaj”, shkruan krahas postimit Yuri Kim.
