Drejtori i RTSH Korça, Muharrem Meko është infektuar me Covid-19.
Prej ditësh ai ndodhet në shtëpi i izoluar, nga ku ka ndjekur hap pas hapi të gjitha rekomandimet e mjekëve dhe tani ëshë gati drejt shërimit.
Përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale ai ka falenderuar të gjithë miqtë që janë interesuar për shëndetin e tij, mjekët, por në veçanti edhe presidentin Ilir Meta, i cili e ka marrë në telefon dhe i ka uruar të gjithë mbështetjen e tij.
“Mirënjohje Presidentit te Republikes për telefonatën aq inkurajuese; gjeste të kësaj natyre, për mua janë të shenjta, ngado që të vijnë”, shkruan ai në rrjete sociale.
