Biznesmeni italian Flavio Briatore ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ndodhet i shtruar në një spital në Milano.
Gjendja e tij paraqitet serioze, por për momentin nuk ndodhet në terapi intensive. Të prekur me Covid-19 kanë rezultuar dhe 52 persona të tjerë, pjesë e stafit të klubit që ai ka në Costa Smeralda.
Ish-bosi i Renault, më parë i ka shpërfilluar masat anti-covid dhe së fundmi ka qenë pjesë e polemikave pasi iu mbyll klubi, si zbatim i urdhrit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës.
