Sipas raportimeve nga Olè në Argjentinë, një nga arsyet që e shtyu Lionel Messin të komunikojë dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona ishte biseda që u zhvillua ditët e fundit me trajnerin e ri katalanas, Koeman.
Trajneri, duke iu drejtuar argjentinasit, tha:
“Privilegjet në skuadër kanë mbaruar. Duhet të bësh gjithçka për ekipin.
Do të jem i papërkulur, duhet të mendosh për skuadrën”.
Një fjalim që ka prekur thellësisht Lionel Messi, i bindur se ai gjithmonë ka dhënë më të mirën për blaugrana.