Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“27 shkolla në Durrës pa proces mësimor”, PD: Premtimet e Ramës show televiziv

15:01 / August 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga qyteti i Durrësit, PD ka denoncuar mungesën e planit për fëmijët e shkollave të shëmbura nga tërmeti i nëntorit, që tani do duhet të përballen me rregullat e reja nga pandemia e koronavirusit, kur të kthehen në bankë.

“Janë 27 shkolla të qytetit më të goditur nga tërmeti i vitit të kaluar, të cilat praktikisht sot mbeten pa proces mësimor”, tha Gent Strazimiri.

Sipas tij, Qeveria “dështoi me rindërtimin e shkollave të shkatërruara nga tërmeti. Premtoi në nëntor, por asgjë nuk është gati për nisjen e vitit të ri shkollor në qytetin e goditur më rëndë nga tërmeti”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

Ndodhemi përpara rrënojave të shkollës “Qemal Mici” në lagjen 16-të të qytetit të Durrësit. Ndodhemi këtu për të denoncuar faktin që vetëm pak ditë para fillimit të procesit mësimor, shkolla është ende në themele.

Në tabelën që sqaron projektin, sipas premtimit të qeverisë shkolla do të duhej të mbaronte brenda 147 ditësh. Nuk ka asnjë shans që të mbarojë brenda afatit për të filluar vitin shkollor dhe nuk ka asnjë shans të mbarojë gjithashtu edhe në nëntor siç ka thënë kryeministri.

Por lajmi nuk është ky.

Mashtrimet e kësaj qeverie, premtimet e Edi Ramës të cilat nuk mbahen apo që kalojnë thjeshtë për të bërë një show televiziv, nuk po bëjnë më lajm në këtë vend.

Lajmi tashmë është shëndeti i fëmijëve të Durrësit, sepse kjo nuk është e vetmja shkollë. Janë 27 shkolla të qytetit më të goditur nga tërmeti i vitit të kaluar, të cilat praktikisht sot mbeten pa proces mësimor. Edhe sikurse procesi mësimor të fillojë, nuk kuptohet se si do të mund të rregullohen dhe të mbrohen nga pandemia COVID, dhe si do të aplikohen masat anti-Covid.

Me një plan nga ministria e Arsimit, kaotik dhe praktikisht të parealizueshëm edhe në kushte normale, edhe sikur këto 27 shkolla të kishin qenë ende në këmbë dhe të rikonstruktuara tashmë, në këto kushte në të cilat ndodhemi, ku shkollat janë tërësisht të rrënuara dhe ajo pjesë e mbetur e shkollave gjysëm e shkatërruar do të duhet të përballojë të gjithë fëmijët e Durrësit, edhe teorikisht masat e ashtuquajtura për mbrojtjen anticovid, të përpiluara në planin e kaotik të ministrisë së Arsimit janë krejtësisht të parealizueshme.

13 mijë fëmijë të shkollave dhe kopshteve që do të duhet që më datë 14 shtator të fillojnë procesin mësimor dhe të shkojnë në institucionet publike tashmë të shkatërruara.

Nuk diskutohet fakti që është disa herë më i lartë çmimi nga çdo të mund të ndërtohej një shkollë, nuk diskutohet më fakti i vonesës, nuk diskutohet më fakti i korrupsionit brenda projektit me paratë e BE-së, çështja kthehet tek shëndeti i fëmijëve.

Kush i mbron fëmijët e Durrësit në këto kushte, në këtë papërgjegjshmëri qeveritare, me këtë papërgjegjshmëri kryeministrore, me këtë kaos që ka ngjallur Ministria e Arsimit me masat Anti-Covid.

Fëmijët e Durrësit, 13 mijë prej tyre, janë në kushtet që duhet të sistemohen me distancim fizik, me dezinfektim dhe me çdo masë tjetër që do të duhej të merrej teorikisht shkolla shqiptare, janë të detyruar të futen të gjithë në ato shkolla gjysmë të shembura që ende kanë mbetur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.