Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koha kur Messi refuzoi t’i bashkohej Man Cityt për mbi 300 milionë euro

11:20 / August 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
15984587046752 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është buzë kalimit në Manchester City, pas një sezoni dëshpërues dhe zhgënjyes për të në Camp Nou.

Por kjo nuk është hera e parë që Messi është joshur nga gjiganti anglez. Thuhej se në vitin 2017, Messi ishte shumë pranë t’i bashkohej të kaltërve të Mançesterit, në një marrëveshje që kapte shifrën prej 286 milionë euro, plus 57 milionë euro shtesë për pranimin e ofertës, transmeton Gazeta Express. Por gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e kishte hedhur poshtë atë ofertë në fund.

Dhe tani, tri vjet më vonë, thuhet se superylli argjentinas është pajtuar t’i bashkohet ish-trajnerit të vet Pep Guardiolës në Etihad, pasi e njoftoi Barcelonën se do të largohet nga klubi këtë verë. Në një intervistë për TyC Sports më 2018, Messi pati thënë se nuk e kishte menduar kalimin në City, ku luan edhe shoku i vet i ngushtë, Sergio Aguero.

“Natyrisht se mendon për ligat e tjera, si Premierliga, por kur të vijë koha për të marrë vendimin është shumë e vështirë të largohesh nga Barcelona. Nuk do të shkoj në Manchester City”, kishte thënë Messi dy vjet më parë.

Pasi Messi e kishte vazhduar kontratën më 2017 deri në vitin 2021, City e kishte pranuar se bisedimet kishin marrë fund. Tani, megjithatë, kalimi i tij në Etihad është mundësi reale. Si kusht për t’iu bashkuar Cityt, Messi ka kërkuar që Pep Guardiola të mbetet në klub edhe pas vitit 2021.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.