Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Falja e detit”/ Rama: Kufiri nuk është si gardhi mes dy shtëpive, edhe Shqipëria u zgjerua në det në vitin 1990

14:10 / August 27, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Edi Rama/

Ignorantia non est argumentum, padituria nuk është argument thonë latinët.

Por fatkeqësisht sot, në kohën kur informacioni filtrohet gjithnjë e më pak në sitën e të vërtetës; kur çdokush mund të hedhë çfarë t’i teket në rrjetin mediatik të ajfonit të vet dhe kur lumenjtë e informacionit sjellin me furi gjithëfarësoj lajmesh të vërteta e të rreme përzier; kur e vërteta dhe rrena e kalojnë njësoj lumin dhe kur për më tepër, mjedisi politik e mediatik është i infektuar keqaz, botërisht, nga virusi i shpifjes – fake news – padituria nuk luftohet më si më parë, po ushqehet gjithnjë e më shumë, sipas interesave të informatorëve të të gjitha niveleve e kategorive.

Rast tipik “falja e detit grekut”, “marrja e detit nga greku”, “ikja e detit tek greku”, që është kthyer si ato këngët e vjetra që ringjallin emocione sa herë na dalin në youtube, pavarësisht se është një sajesë e vjetër tanimë, qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit.

Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin, ishte tipik rasti i ushqimit të paditurisë si argument me helmin e nacionalizmit. E njëjta deklaratë, krejt korrekte, e kryeministrit Micotaqis këto ditë, po ushqen përsëri padinë si argument tradhëtie të qeverisë sonë!

E vërteta është e thjeshtë. Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive dhe kur autoritetet greke thonë do zgjerohemi nga 6 në 12 milje, kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujrat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982. Sa për dijeni të njëjtin zgjerim, në ushtrim të së njëjtës të drejtë, Shqipëria e ka bërë dhe e ka depozituar në mars të vitit 1990 në Kombet e Bashkuara, çka nuk është kontestuar asnjëherë nga fqinjët tanë dhe qëndron në fuqi sot e përgjithmonë. Kjo e drejtë e jona, nuk është çështje negociate dhe negociatat për delimitimin e hapësirave detare nuk e cënojnë dot assesi të drejtën në fjalë. As për Shqipërinë, as për Greqinë.

Arsyeja pse nxitësit e sulmit kundër marrëveshjes sonë me Greqinë, e cila ende mbetet për t’u kryer në frymën e dialogut dhe të qasjes konstruktive nga të dyja palët, nuk e duan arritjen e marrëveshjes, s’ka asnjë lidhje me të vërtetën e marrëveshjes që ende nuk është finalizuar. Ajo është thjesht, vetëm dhe mjerisht, një arsye lufte për pushtet.

Por një gjë është e sigurtë dhe nuk e luan as topi: Ignorantia argumentum non est. Padituria nuk është argument. Nuk është as faj për sa kohë nuk përdoret si argument. Prandaj kushdo që është i interesuar për këtë çështje, s’ka pse bëhet bashkëfajtor me ata që detin e duan kos për orekset e tyre politike dhe që pa pikën e turpit, ushqejnë paditurinë me helmin e nacionalizmit. Por duhet t’i referohet burimeve serioze të informacionit e jo gojës së sharlatanëve politikë e të karagjozëve digjitalë, duke u mbrojtur nga virusi i shpifjes me maskën e dijes. Dhe nëse do t’i bjerë shkurt, duhet ta mbledhë mendjen mirë për një fakt:

Unë dhe Partia Socialiste, mund të kemi shumë të meta, mund të bëjmë plot gabime, por kurrën e kurrës nuk e përdorim pushtetin në dëm të interesit kombëtar! Ky virtyt e ka karakterizuar këtë parti qysh ditën e lindjes së saj dhe ndryshe nga të tjerët, të cilët nga padituria a babëzia ose nga të dyja bashkë, e kanë cënuar më shumë se njëherë interesin kombëtar në këto 30 vjet pluralizëm demokratik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026

“Klienti im s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

11:44 / August 27, 2026

E-mail kërcënues në disa institucione në qytete të ndryshme, pretendohet për bombë

11:40 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.