Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Talenti i piktores 14-vjeçare Keisi Pepkolaj dhe ekspozita e parë në Shëngjinin turistik

16:49 / August 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
keisi pepkolaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arti është një nga format e komunikimit të shpirtit me botën reale, të shprehjes së botës së brendshme ashtu si poezia apo muzika. Kur je fëmijë kurioziteti dhe eksplorimi është mënyra e vetme për të kuptuar ku të gjesh veten duke provuar çdo ndjesi, çdo formë, çdo talent për të”ngecur” atje ku ndjehesh i lirë të shprehesh.

Keisi Pepkolaj, një 14-vjeçare mjaft e talentuar nga Lezha e tregon më së miri këtë kur na thotë se ka nisur të pikturojë që 4 vjeçe, teksa shihte filmat e dashur vizatimorë. I pëlqene të vizatonte Sailormoon, apo dhe Rarity të “Mikja ime e ngushtë Poni” e shumë e shumë kartonë të tjerë duke i pasur gjithmonë para syve ata që i kanë pëlqyer në fëmijëri. E kështu dalë nga dalë nisi të brumosej pasioni, aty ku Keisi gjente veten dhe kalonte orë të tëra duke vizatuar.

WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.021
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.02
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.031
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.03
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.041
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.042
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.043
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.04
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.051
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.052
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.053
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.05
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.061
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.06

“Unë kam filluar të pikturoj që në moshën 4-vjeçe,duke parë filmat e animuar që më pëlqenin asokohe”, thotë ajo për tirananews.al. Kështu me mbështetjen e familjes dhe mësuesve të saj të pikturës Keisi nisi të përkushtohej ndaj kësaj forme të artit, ku krahas vizatimit nisi me pas dhe piktura, duke sjellë sot në moshën 14-vjeçare ekspozitën e saj të parë.

Dhe gjetja e ekspozitës së veçantë, në Shëngjin plot turistë, në mes të natyrës u paraqitën 50 punime të saj që nga peisazhet e Lezhës, e Tales vendit ku ajo jeton deri tek portretet e ndryshme. “Duke qenë se unë kam marrë pjesë dhe në dy ekspozita të tjera që janë organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Lezhë,atëherë mua së bashku me prindërit e mi na lindi ideja që të organizonim një eksozitë personale dhe këtë eksozitë e organizuam falë mbështjetjës së Kompleksi “Rafaelo Resort“me datë 22/08/2020 në orën 19:00.Ideja ishte që punimet e mia në pikturë dhe vizatime,duke qenë se ishte sezon turistik,krijimtaria ime të kalonte përtej kufinjve lokal.Përveç të ftuarve ekspozitën e vizituan dhe shumë turistë ku mora vlerësimin nga ana e tyre.Krijimet e mia u pritën mirë dhe me ngrohtësi. Edhe kritikat ishin të mirëseardhura veqanërisht nga profesor Ymeri të cilat janë stimulim dhe shtytje për të punuar më shumë dhe me cilësi”, na rrëfen Keisi.

Duke folur për këtë ekspozitë plot ngjyra dhe jetë e kuptojmë se peizazhi ka një vend të rëndësishëm dhe frymëzues në krijimtarinë e saj. “Është e vërtetë që arti është formë e shprehjes së brendësisë së shpirtit. Peizashi zë një vend të rëndësishëm dhe është frymëzuese në krijimtarinë time në art.Teknika që më pëlqen më shumë është teknika e pikturës,bojërat e ujit”, vijon piktorja e talentuar 14-vjeçare.

WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.34.44
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.062
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.071
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.072
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.07
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.081
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.08
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.09
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.301
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.30
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.31
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.38.56
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.42.05
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.42.49
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.43.36
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.44.14
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.47.411
WhatsApp Image 2020 08 27 at 14.47.41

Ashtu si shumë fusha të tjera dhe arti e piktura ka vështirësitë e veta e sidomos në një vend si Shqipëria por për Keisin në të ardhmen arti pamor do të vijojë të mbetet një pasion i saj, si bota e saj ku shpreh lirshëm vetveten, por e sheh veten si stiliste, le të themi një plotësim i artit të saj.

Dhe pse pasion, 14-vjeçarja e talentuar nuk ka ndërmend ta lërë pas dore teksa na tregon dhe projektet e ardhshme. “Po punoj që të hap ekspozitën e radhës në Tiranë,pse jo dhe në vende të Europës”, na tregon ajo.

Mbajeni mend këtë emër, në të ardhmen ekspozitat e një talenti të tillë me mbështje ndaj tyre dhe artit do të mund t’i shohim dhe shijojmë brenda dhe jashtë kufijve./ tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.