Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arrestohet drejtori i Tatimeve Korçë, reagon DPT: Përshëndesim operacionin dhe mbështesim policinë

22:32 / August 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka arrestuar sot Drejtorin e Drejtorisë së Tatimeve Korçë dhe një specialist të regjistrimit, të cilët akuzohen për korrupsion.

Në pranga kanë rënë Thoma Tontonozi, 58 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe Stjuart Bardhoshi 39 vjeç, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.

Dy zyrtarët kundrejt rryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.

Sakaq, ka ardhur dhe reagimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Me anë të një deklarate për mediat në faqen e saj zyrtare, DPT shprehet se e mbështet operacionin “Tatimi” të Policisë së Shtetit dhe SPAK në Korcë.

DPT thotë se Policisë së Shtetit nuk do t’i mungojë mbështetja nga strukturat tatimore, kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit, si dhe i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve dhe qytetarëve që të denoncojnë çdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.

Reagimi i plotë i DPT

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve përshëndet operacionin “Tatimi” të Policisë së Shtetit dhe SPAK në Korcë. Sot, është vënë në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë dhe një specialist i regjistrimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mori masa të menjëhershme për delegimin e detyrave të Drejtorit Rajonal.

Ky akt, është shembull i pastër i vendosmërisë së Qeverisë Shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

Mbeshtetja e Policisë së Shtetit ndaj strukturave tatimore, kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit nuk ka munguar asnjëhërë dhe ka qenë gjithmonë efikase. Ne, jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin në administratën tatimore sic jemi të vendosur për të luftuar evazionin fiskal të bizneseve që kërkojnë ti shmangen detyrimeve ligjore.

Ky do të jetë prioritet, derisa të pastrohen të gjithë figurat të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz të qytetarëve shqiptare. Barazia ndaj ligjit eshte principi themelor që i shërben ndertimit të një shteti ligjor dhe funksional, ndaj i ftojmë të gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë cdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.

Ne jemi të vendosur të punojmë për ndërtimin e një Administrate Tatimore Moderne në shërbim të Tatimpaguesve!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.