Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

OBSH ngre alarmin: Rriten me 10 % rastet me COVID-19 në Evropë, pjesa më e madhe janë të rinj!

12:05 / August 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OBSH3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se në Evropë ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19 dy javët e fundit.

Në 32 nga 55 zonat dhe territoret në rajone, ka pasur një rritje mbi 10 për qind.

Duke folur me gazetarët në një videokonferencë për shtyp nga Kopenhaga, shefi i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ka qenë mes të rinjve.

Dr. Kluge tha se megjithëse të rinjtë janë më të shëndetshëm dhe virusi mund të mos jetë aq i rëndë apo kërcënues për jetën e tyre, ndërsa moti bëhet më i ftohtë, ata ka gjasa të rrinë më shumë në ambjente të mbyllura, ku mundësia është më e madhe që të bien në kontakt me të moshuar dhe njerëz të tjerë me shëndet të dobët. Ai tha se kjo mund të shkaktojë një rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjesh.

Por, ai la gjithashtu të kuptohet se autoritetet e shëndetësisë dhe zyrtarë të tjerë, janë më të përgatitur se sa ishin në shkurt kur kontinenti ishte në prag të një rritjeje masive të rasteve.

“Ne e dimë se çfarë duhet bërë”, tha zoti Kluge.

Ai u bëri thirrje qeverive rajonale që të komunikojnë për rreziqet, të shtojnë testimet dhe gjurmimin e kontakteve dhe që njerëzit të ndjekin masat standarde të shëndetit publik./voa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026

“Klienti im s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

11:44 / August 27, 2026

E-mail kërcënues në disa institucione në qytete të ndryshme, pretendohet për bombë

11:40 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.