Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Eksperti Metalla flet për çështjen e zgjerimit: Nuk ia mohojmë dot të drejtat Greqisë, por duhet të …

15:17 / August 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Metalla 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Osman Metallla, eksperti i së drejtës detare i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24 sqaroi edhe dyshimet për ekzistencën e një marrëveshje mes Shqipërisë për cështjen e detit. Sipas tij, nëse një gjë e tillë është duke u bërë, kërkohet shumë kujdes nga pala shqiptare. Nëse negociatat janë duke u zhvilluar, ai tha se mbi të gjitha duhet të ketë transparencë.

“Të mos harrojmë historinë, kishim një marrëveshje në 2009 që sot është nul, pra pati marrëveshje të fshehtë. Nga 2018 deri në 2020 kemi informim ne? Përvecse pamë sa bukur e kërcejnë vallen greke ministrat, Nuk dimë cfarë është arritur. Ne jemi sensibilizuar pas deklaratave të palës greke. I kanë shpallur ata këto për të rritur pozitat te publiku i tyre. Për një cështje kaq sensitive nuk mund të mbërrijmë në fund pa i ditur shqetësim që duhet të jemi më të informuar. Qeveria shqiptare që po negocion të jetë më transparente me publikun. Një marrëveshje duhet të bëhet e njohur dhe e ditur , para se të mbyllet. Pala shqiptare duhet të përgatitet që të bëjë marrëveshjen më të mirë të mundshme dhe më të kujdesshme të mundshme. Ky është një shqetësim kombëtar.

Zgjerimi i detit territorial u diskutua në vitin 2008 nga pala greke, nuk është korrekte të themi që ne biem dakord, por duhet thënë që ne respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Këto janë cështje sensitive nuk i përkasin as të majtës as së djathtës. Është e gabuar që një marrëveshje të përdoret për qëllime politike”,- tha ai.

Metalla zbërtheu edhe thelbin e konfliktit që Greqia e Turqia kanë kur bëhet fjalë për zgjerimni e detit territorial.

“Deti territorial është e drejta që ka shteti bregdetar. Zgjerimi i hapësirës do të thotë zgjerim i sovranitetit të Greqisë. Shqipëria ka të deklaruar det territorial deri në 12 milje. Ne e kishim 15 milje dhe u bë 12, jemi në të drejtën tonë. Greqia ka një problem, pse nuk e ka shtyrë në 12 milje? Sepse ka një problem në detin Egje me Turqinë. Ne kemi shqetësimin tonë për të drejtat që ka Shqipëria, pra jo për të Greqisë. Një fakt i rëndësishëm është se në momentin që aderoi në OKB i ka deklaruar ujërat territoriale 6 milje me të drejtë për tu zgjeruar nga 6 në 12. Menjëherë është mbledhur parlamenti turk dhe ka autorizuar që në cdo kohë që e bën një gjë të tillë këto dy shtete shkojnë në luftë. Këto deklarata kanë bërë që të eskalohen pra të rriten tensionet në Egjeun Perëndimor këto kohë”,- tha ai./BalkanËeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.