Janë rikthyer radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës. Dosja.al shkruan se ditën e sotme është plotësuar kuota prej 300 personash dhe pala greke ka pezulluar punën.
Ndërkohë, pas këtij vendimi të autoriteteve greke, në këtë pikë kufitare kanë ngelur të bllokuar shumë emigrantë.
