Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Abuzime me tenderat, kush janë ish-zyrtarët e LSI-së të arrestuar

10:07 / February 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manjani ministritit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë përfunduar në pranga, teksa priten dhe arrestime të tjera për abuzime me tenderat gjatë periudhës 2016-2017, kur institucioni drejtohej nga figurat e LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

Në pranga kanë përfunduar 4 persona, mes të cilëve edhe ish-sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamçe, ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, si dhe specialistë të IT-së. Për të tjerët janë dhënë masa më të buta, si dhe “arrest shtëpie”.

Ka qenë grupi i inspektimit, i Ministrisë së drejtësisë dhe më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.

Tenderat në fjalë kapnin vlerën e disa milionë eurove, ndërsa po verifikohen edhe veprimet dhe përgjegjësia konkrete e ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, por edhe ish ministri Petrit Vasili, pasi po hetohet pikërisht periudha kur institucioni drejtohej prej tyre.

Shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.

Pesë procedurat e tenderimit, ku janë evidentuar shkeljet:

  1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
  2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
  3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
  4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
  5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton sot Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, opozita kundër: 12 deputetë të PD-së të përjashtuar

09:09 / November 18, 2026

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

09:04 / November 18, 2026

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.