Pas orësh të gjata pritjeje, shqiptarët e bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, kanë kaluar në anën tjetër te kufirit së bashku me një pjesë të qytetarëve të mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm, duke plotësuar sërish kuotën e 300 personave.
Mësohet se policia ka ngritur 2 postoblloqe në aksin që të çon drejt pikës së kalimit kufitar.
