Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi është takuar me prokuroren speciale të USKOK, Tamar Laptosh, e cila tashmë do të qëndrojë në Tiranë për dy vite, duke asistuar SPAK-un.
“KLP vlerëson eksperiencën tuaj dhe mirëpret mbështetjen në veprimtarinë e Këshillit. Praktika në vende të tjera si Kroacia, janë pikë referimi për funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri”, tha Ibrahimi, duke theksuar se ngritja e SPAK sipas standardeve ndërkombëtare është prioritet i institucionit që drejton.
Nga ana e saj, prokurorja Laptosh tha se procesi i përzgjedhjes cilësore së SPAK është themel i paanshmërisë dhe integritetit. “SPAK duhet mbështesë punën e tij mbi procese pro aktive”, tha ajo. Laptosh njihet si prokurorja që futi në burg ish kryeministrin kroat Ivo Sanader.
