Fushata elektorale ka trokitur në dyert e mazhorancës, e cila po shtrëngon muskujt për të marrë me çdo kusht një mandat të tretë qeverisës.
Puna do të nisë këtë të martë me mbledhjen e grupit parlamentar, dhe më tej me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Nga kjo mbledhje do të dalë dhe kryesia e re e Partisë Socialiste, e cila, do të jetë shtylla kryesore e fushatës për zgjedhjeve të pranverës së ardhshme.
Pas kësaj, do të nisë përzgjedhja e kandidatëve për deputetë.
“Do të ketë siç ka pasur historikisht një konsultim me anëtarësinë e partisë për emrat e përfaqësuesve të Partisë Socialiste që do të garojnë për zgjedhjet e ardhshme, që preferenca ime është të jenë në 9 maj”, tha ai.
Por, a do të vendosë Edi Rama të ndryshojë edhe qeverinë në këtë vit të fundit, me qëllim marrjen e sa ë shumë votave?
“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbështet tërësisht qeverinë. Në të gjitha fushat që mbulojnë ministritë përkatëse ne kemi ecur dhe kemi bërë reforma shumë të rëndësishme, megjithatë ky është një vendim që i takon kryeministrit i cili drejton qeverinë ”.
