Eva ishte një grua e urtë dhe punëtore, ndërsa Teodori i dhunshëm dhe nuk punonte. Kështu e përshkruan një fqinje e çiftit Lera 45-vjeçaren e cila mbeti viktimë e dhunës së bashkëshortit të saj.
Ajo ka thënë për mediat se ai ishte shumë i dhunshëm dhe se Eva herë pas here thoshte se e falte për hatër të fëmijëve. Por fatkeqësisht për Evën çmimi faljes do të paguhej me jetën e saj. Çifti Lera ka tre fëmijë, dhe fqinja tregon se vajza e madhe jeton në Amerikë, djali emigrant në Angli dhe vajza e vogël ishte studente.
Ngjarja tronditi mesditën e kësaj të mërkure Vlorën, ku Teodor Lera, 57 vjeç mbyti bashkëshorten e tij e më pas tentoi të vriste veten.
