Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Patozi mesazh për të “fortët” e rajonit, “thumbon” zyrtarët e Tiranës

21:30 / August 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patozi A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mal të Zi.

Patozi ka thumbuar zyrtarët e Tiranës të cilët u vetëpërfshinë të entuziazmuar në zhvillimet e fundit politike të vendit fqinj, duke thënë se “rezultati është tepër i ngushtë dhe askush nuk vë bast për ekulibrat e brishtë të pushtetit në Podgoricë.”

“As na shkon, as na duhet dhe, as kemi gjë në dorë po të përzihemi me punët e Malit të Zi, ndërkohë që kemi plot halle tonat, të cilat na dalin e na teprojnë edhe për 20 vjet të tjera.
Por meqë ka shpërthyer një tifozllëk i madh në Tiranë, pas zgjedhjeve të atjeshme, është më mirë që ta marrim me pozitivitet atë që ndodhi. Jo thjesht se rezultati është tepër i ngushtë dhe askush nuk vë bast për qeverinë e nesërme apo për ekulibrat e brishtë të pushtetit në Podgoricë.
Por më shumë si një mesazh, që shkon për të “fortët” e përjetshëm anembanë rajonit, të cilët kanë arsye të mjaftueshme të shqetësohen. Sepse e vetmja gjë e sigurt sot në Mal të Zi është që të mëdhenjtë janë në mëshirën e të vegjëlve.
Dhe po ta mendojnë kështu, kam përshtypjen se do të bjerë shumë shpejt edhe kjo dalldia emocionale për zgjedhjet dhe problemet e të tjerëve, por që ngjasojnë jo pak me tonat”, shkruan Patozi.

fortet patozi thumbon zyrtaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.