Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) i ka kërkuar zyrtarisht Bashkisë Kamëz dhe ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz që të paguajë detyrimet e prapambetura nga viti 2014 e deri më sot në shumën 1.2 milionë euro për energjinë e konsumuar.
Sikurse shihet edhe nga dokumentet, bëhet fjalë për 5 vitet e fundit që kjo bashki është drejtuar nga Xhelal Mziu si dhe për vitin e fundit të drejtuar nga kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli. / Tirananews.al


