Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet ngjarja në Burgun e Burrelit/ Pesë të dënuar protestuan për 12 minuta, të implikuar dhe gardianë të burgut

22:18 / August 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eshtë zbardhur protesta e disa të dënuarve në Burgun e Sigurisë së Lartë Burrel. Mesnatën e një dite më parë nga qelitë e këtij burgu dëgjoheshin brimat: “Rama ik’, “Rama ik”. Sakaq banorë të lagjes filmuan ngjarjen dhe ia përcollën ato ish Kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit tha se ngjarja kishte lidhje me kushtet jo normale në burgjet shqiptare.

Pak minuta pas thirrjeve kundër qeverisë kanë “zbarkuar” në mjediset e Burgut të Burrelit zyrtarë dhe drejtues të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe ato të burgut lokal. Brenda pak çasteve është mësuar se ngjarja kishte lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike, pas një defekti në rrjetin e shpërndarjes. Po ashtu autoritetet shprehen se ishin 5 të paraburgosur, në bashkëpunim me disa gardianë që shkaktuan protestën.

“Energjia elektrike është ndërprerë për 12 minuta, thanë zyrtarë të Drejtorisë së Burgjeve. Kjo ka sjellë reagimin e beftë të 5 personave, të cilët qëndronin në të njëjtën dhomë. Këto të paraburgosur kanë kërkuar ndezjen e dritave si dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë”.

Zyrtarë të lartë të burgjeve kanë mbërritur pikërisht në dhomën ku qëndronin 5 protestuesit dhe pasi kanë dialoguar me ta kanë kërkuar ndaljen e protestës dhe kthimin në normalitet të situatës. Pas takimit që ka zgjatur disa orë ata janë qetësuar dhe kanë ndalur britmat. Defekti është eleminuar në kohë reale dhe energjia është rikthyer në të gjitha qelitë dhe mjediset e burgut të sigurisë së lartë.

Burimet shtuan se në mënyrë urgjente është analizuar situata e krijuar. Fillimisht drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve i kanë kërkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat të nisë menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së pazakontë.

“Ka dyshime të forta se punonjës të institucionit (gardianë) kanë inicuar dhe kanë bashkëpunuar me të paraburgosurit. Madje këto të fundit kanë kontaktuar me persona jashtë burgut për të krijuar këtë situatë në burg. Sakaq filmimet janë kryer nga militantë të një subjekti politik në Mat dhe ato u janë dërguar drejtuesve lokal të kësaj partie”, thanë burime të rezervuara. /tirananews.al/

12 minuta 5 denuar burgu burrel protestuan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.