Një incident dramatik në Tajvan, fatmirësisht pa pasoja, ku një vogëlushe ka qëndruar për disa sekonda në ajër pasi kishte ngecur në bishtin e një balone.
Ngjarja ka ndodhur gjatë festivalit të Balonave në Hsinchu të Tajvanit. Përveç panikut të madh e vogla pati vetëm disa gërvishtje në fytyrë e në qafë. Ajo iu dorëzua prindërve të saj.
