Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Letra e Yuri Kim për krerët e politikës, reagon Ylli Manjani: Veç na ngatërrojnë më shumë se ç’jemi të nakatosur me veten….

16:14 / September 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas letrës që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, që iu dërgoi ditën e sotme krerëve të partive politike në vend, ka reaguar avokati Ylli Manjani. “Nëse Partitë Shqiptare nuk mendojnë se populli shqiptar meriton kandidatë seriozë; që dinë të bëjnë ligje, të kontrollojnë qeverinë e të mbrojnë interesin publik, është e kotë të mendojmë që këtë standart do na e garantoka Ambasada Amerikane!”, shprehet Manjani. Ai shton se këtë detyrë nuk na e bëjnë dot ambasadat.” Kur përpiqen të na i bëjnë këto detyra veç na ngatërrojnë më shumë se ç’jemi të nakatosur me veten”, përfundon Manjani.

Postimi i Manjanit

Nëse Partitë Shqiptare nuk mendojnë se populli shqiptar meriton kandidatë seriozë; që dinë të bëjnë ligje, të kontrollojnë qeverinë e të mbrojnë interesin publik, është e kotë të mendojmë që këtë standart do na e garantoka Ambasada Amerikane!

Se ja u futën në lista kandidatë të pazotë e të papërshtatshëm, e ça pastaj?!

Ç’punë i prishet Ambasadës?! Sa të tillë ka ende në vendimmarrjen e shtetit, të dalë nga zgjedhje të bekuara nga Ambasada Amerikane madje?!

Ja ua refuzoi dhe vizat në Amerikë atyre që zgjidhen e ça pastaj?! Ata mbeten përfaqësues të zgjedhur të popullit pas propozimit të partive.

Megjithë respektin e madh që kam për ambasadadat, këto çështjet e të zgjedhurve nuk i kanë fare në dorë. Po fare fare. Koha e ka provuar qartë këtë gjë. Përveçse janë totalisht janë mandatit diplomatik për të cilin janë dakortësuar me shtetin tonë. Dakort… me palo shtetin tonë… Me atë që na ndodhet.

E përsëris dëmi i përzgjedhjes së derdimenëve, të fortëve e bisnesmenëve në parlament i bëhet drejtpërdrejt popullit shqiptar. Asnjë populli, qeverie apo ambasade të një vendi tjetër.

Pavarësisht ndihmës që këto të fundit përpiqen të na japin, ka disa gjëra nuk nuk importohen dot. Ashtu siç zbatimi i ligjit nuk është detyrë e asnjë ambasade të huaj në asnjë vend të rruzullit.

Nuk jam sovranist, por realist. Ne do jemi pjesë e perëndimit vetëm nëse dimë të ndërtojmë shtet, demokraci dhe shoqëri të lirë.

Po këtë detyrë nuk na e bëjnë dot ambasadat, megjithë respektin. Kur përpiqen të na i bëjnë këto detyra veç na ngatërrojnë më shumë se ç’jemi të nakatosur me veten….

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.