Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Asnjë prej jush nuk e ka vendin e sigurt në formacionin e 2021, po të zhvilloheshin zgjedhjet këtë të dielë…

18:47 / September 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama elbasan grupi parlamentar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeminsitri Edi Rama përpara grupit parlamentar të PS-së u ka bërë të qartë deputetëve se ansjë prej ntyre nuk e ka të sigurt kandidimin për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, por do të duhet të punojnë fort që të jenë pjesë e formacionit që do të zgjedhë ai.

Rama u shpreh se fatmirësisht për deputetët ka kohë që të tregojnë veten e tyre dhe të punojnë fort, nëse do të duan të jenë kandidatë për deputetë.

Ai tha se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë të dielë, PS do të merrte më pak vota se sa meriton, për shkak se populli rpet më shumë nga ata.

“Sot nuk është dita për të folur me emra por shembujt i kemi në këtë grup parlamentar dhe fatmirësisht nuk janë pak. Unë nuk dyshoj se nëse do të votohej këtë të dielë ne do t’i fitonim zgjedhjet, por nuk besoj se do t’i fitoni të gjitha zemrat e atyre që s’na kanë votuar por nuk e votojnë as atë forcë që kemi përballë. Këtë të dielë do të merrnim më pak vota se sa meritojmë, ndërsa ata më pak vota se sa 3 vite më parë.

Por pse do merrnim më pak vota. Sepse populli pret shumë më shumë nga ne dhe nuk pret asgjë nga ata, dhe ka të drejtë, sepse kur unë vetë pres më shumë nga vetja dhe nga ju, imagjinoni dikush që nuk ka arsyë të justifikojë mungesën e gjërave që pret.

Famirësisht kemi mjaftueshëm kohë se vlejmë më shumë se sa i duket sot kujtdo me të drejtë që pret më shumë dhe ndihet i lëkundur në mendje kur bën vlerësimin tonë. Kemi mjaftueshëm kohë për të treguar se sa i duhemi kësaj skuadre kur të vijë dita e fundit.

Troç fare! Deputetë jeni në sallën e Kuvendit, ndërsa nga sot jemi thjesht kandidat për deputetë që duhet ta fitojmë vendin në skuadër. Nëse unë duhet të firmos formacionin që do të dalë në fushë, se kush nuk do të japë gjithçka duhet nuk do të jetë në formacion. Askush tjetër veç PS nuk e çon dot Shqipërinë përpara. Emrat shkojnë e vijnë.

Paaftësia dhe papërgjegjshëmria rëndon e stimuluar nga ligësia e partive të tjera, dhe s’mund të quhet arsye për të vënë në dispozicion të PS skuadrën më të mirë të këtyre 30 viteve. Gjithkush këtu pa asnjë dallim e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës 2021 por askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër. Kjo kohë është e mjaftueshme për t’i dhënë përgjigje çdo ditë, çfarë do të bëni ju për PS.”, tha Rama ndër të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.