Policia e Tiranës bën të ditur se ka sekuestruar armë dhe kokainë gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet në zbati të planit të masave, me qëllim evidentimin e personave që shpërndajnë lëndë narkotike dhe për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë.
Një 18-vjeçar në fshatin Shpat Rovë u kap teksa kishte me vete një pushkë që e kishte futur në një thes, ndërsa dy të tjerë janë konstatuar në një lokal duke konsumuar kokainë. Gjithashtu njërit prej tyre iu gjet dhe armë.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Falë bashkëpunimit me qytetarët evidentohen dhe goditen dy raste në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokalit për përdorim të lëndëve narkotike.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe lëndë narkotike e llojit kokainë.
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin e personave që shpërndajnë lëndë narkotike dhe për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, u goditën 2 raste të armëmbajtjes pa leje, konkretisht:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 18 vjeç, pasi në fshatin Shpat Rovë, Tiranë, u kap duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë që e mbante të fshehur në një thes.
